
Partizani arriti të fitonte me rezultatin minimal 1-0 ndaj Tiranës. Derbi I kyreqytetit u vendos nga një gol i Çinarit në minutën e 83-të . I ftuar në emisionin "Rubrika Sportive", ish-sulmuesi i Partizanit, Xhevahir Sukaj u shpreh se e kishte parashikuar se do të fitonte Partizani me golin e Çinarit.
"Një natë përpara e mora në telefon trajnerin Daja dhe i thashë që Çinari do shënojë gol. E kisha si parandjenjë. Përsa i përket ndeshjes, mund të them se dy vite më parë ishte më i bukur. I sotmi nuk mund të them se ishte në nivelin e duhur, ndoshta dhe për shkak të mungesës së tifozëve.
Partizani e dinte që e ka gjysmën e trenit të fundit ndaj Vllaznisë pasi 12 pikë janë shumë për të arritur. U futëm në fushë për të fituar dhe 9 pikë janë shumë akoma. Lojtarët ishin më të disiplinuar në fushë dhe nuk dilnin nga rolet e tyre. Te Tirana pashë disa gabime që në derbi ndodhin. Edhe goli i shënuar mbrojtja nuk del dhe për mua është e pafalshme. Rasti i humbur nga Melo nuk e di si ndodhi. Rastet humbën, por duhet të jesh edhe i qetë pasi nuk kishte edhe tifozë".