
Skënderbeu arriti të fitonte me rezultatin 1-2 ndaj Partizanit. Gripishi dhe Dita ishin autorët e golave duke I dhënë 3 pikë shumë të rëndësishme korçarëve. Në fund të ndeshjes për “Supersport”, trajneri Daja u shpreh se kjo fitore ishte për meritë të lojtarëve të tij.
“Dihet që rifillimi është më I vështirë se fillimi nga e para. Kur rifillon duhet të prezantohesh në atë nivel që e ke lënë dhe ne sot vazhduam aty ku e lamë duke marrë fitoren e 6-të ndaj Partizanit që është kampion në fuqi. Kjo fitore merr një tjetër vlerë duke parë se çfarë skuadre ka Partizanit që Lufton gjithmonë për pjesën e sipërme të klasifikimit.
Nuk mund të them që skuadra është më mirë sesi ka qenë. Ajo që më gëzon është fakti që ekipi ka një shiprt skuadre dhe të gjithë sakfrifikojnë dhe kjo u pa sot në lojë. Disa lojtarë kishin probleme muskulare dhe qendruan deri në fund për të shijuar 3 pikët”.
Fitorja ndaj Partizanit të shijon më shumë? “Dua të fitoj çdo ndeshje ndaj Partizanit dhe çdo ekipi tjetër. Nuk është fokus të fitoj vetëm me Partizanin, por kur fiton ndaj një ekipi të tillë të jep më shumë kënaqsi. Për mua çdo fitore është një kënaqësi”.
Gjyqi I Skënderbeut dhe drejtimi I një ekipi kombëtar? “Nuk kam informacion të saktë pasi është studio ligjore që klubi ka marrë me shpresën që të vijë një vendim pozitiv që është në të mirë të klubit dhe futbollit shqiptar. Nuk kam synim të drejtoj moshat pasi kthehem 20 vite prapa dhe kam drejtuar në atë kohë ekipet e moshave kombëtare. Jo vetëm Daja, por edhe kolegët e tjerë kanë treguar që punojnë në kushte jo të mira dhe tregojmë që kemi potencialin për ta çuar lojën në një tjetër nivel”.
Aftësia juaj apo Partizani ta bëri më të lehtë? “Secili trajner ka manovrën e vetë për të arritur fitoren. Partizani kishte mundësitë e veta për të na goditur, por unë them që merita për fitoren shkon për lojtarët. Kur kemi një frymë grupi shkohet te fitorja dhe mendoj jo si meritë e Sormanit, por për meritën e lojtarëve tanë”.