Partizani fitoi dje 3-0 në transfertë kundër Egnatias, ndeshje e vlefshme për javën e 16-të të Superiores. Xhuliano Skuka ishte autor i golit të dytë, sulmues i afruar në këtë merkato dimri. Shtatlarti dibran shkëlqeu duke treguar se drejtuesit kishin bërë lëvizje të zgjuar. Një gol tipik sulmuesi i munguar gjatë gjithë këtij sezoni për të kuqtë.
Pikërisht golin e realizuar nga Skuka, klubi i Partizanit e ka postuar në kanalin zyrtar. “Xhuliano Skuka, goli i parë realizuar me të kuqtë”, shkruhet në diçiturën e fotove të postuara. Duket si një “sms” për drejtuesit e Dinamos të cilët e kishin në gjirin e tyre, por zgjodhën ta largojnë në këtë periudhë merkato. A ka humbur Dinamo dhe ka fituar Partizani? Koha do ta tregojë.
