Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Fitorja kusht i vetëm, TIRANA bën "dhuratë" për tifozët para ndeshjes me Luftëtarin

Shkruar nga NEWSPORT
Fitorja kusht i vetëm, TIRANA bën "dhuratë" për

Te Tirana e presin me padurim sfidën e së dielës me Luftëtarin. Fitorja me Ilirinë ditën e djeshme nuk i ka kënaqur aspak tifozët bardheblu, të cilët kërkojnë medoemos fitoren ndaj gjirokastritëve në shtëpi.

Për ndeshjen e javës së katërt të kampionatit, drejtuesit e 24-herë kampionëve të Shqipërisë                    kanë vendosur çmimin e biletave për ndeshjen në "Selman Stërmasi".

"Nga dita e Premte dalin në shitje biletat për ndeshjen e rradhës në kampionat, KF Tirana - KF Luftëtari. Biletat mund ti gjeni pranë biletarisë së stadiumit "Selman Stërmasi" nga ora 10:00-18:00

Çmimet:

Tribuna A,B - 1000 Lekë të reja

Tribuna D, E, F, G, C - 300 Lekë të reja

Tribuna H (Sektori Mik) - 300 Lekë të reja".

Pas tre javësh, Tirana ka vetëm 1 pikë, ndërsa Luftëtari ka dështuar të marrë pikë në  tre takimet e para të  këtij sezoni.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga