Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Fitore të mëdha për Milan, PSG dhe Çelsi në International Champions Cup

Shkruar nga NEWSPORT
Fitore të mëdha për Milan, PSG dhe Çelsi në

Në ShBA janë zhvilluar 3 miqësore të mëdha në kuadër të International Champions Cup. Milani u përball me Bajernin, PSG me Realin ndërsa Çelsi me Liverpulin.

Milan-Bajern u mbyll në kohën e rregullt me një “lumë” golash, 3-3, me gola të shënuar nga Riberi dy herë, Alaba, Niang, Kucka dhe Bertolaci. Në serinë e gjuajtjeve të penalltive, Milan u tregua më i saktë duke fituar 5-3, me Donarumën që ndaloi penalltinë e gjuajtur nga Rafinja.

PSG mposhti bindshëm 3-1 Realin e Madridit, me gola të shënuar nga të rinjtë Meuneir dy herë dhe Ikone. Për Realin shënoi Marcelo më penallti.

Ndërkohë Çelsi mundi me shifrat 1-0 Liverpulin, me golin e vetëm të shënuar nga Kahill.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga