Skënderbeu ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 kundër Maliqit, ndeshje e vlefshme si miqësore. Ky ishte testi i parë për të besuarit e trajnerit Migen Memelli, të cilët arritën të triumfonin me përmbysje.
Rei Peçani dhe Jorgo Qeleshi ishin autorët e golave të realizuar. Trajneri pogradecar ka provuar thuajse gjithë futbollistët në dispozicion për të parë gjendjen e tyre.
“Miqësore / Skënderbeu 2 : 1 Maliqi
Është mbyllur me fitoren e ujqërve testi i parë miqësor në kuadër të përgatitjeve pë sezonin e ri ndaj KF Maliqi.
Ujqërit e drejtuar nga Migen Memelli kanë përmbysur disavantazhin e pjesës së parë me gola të Rei Pecani dhe Jorgo Qeleshi.
Formacioni: Ruçi, Tuni, Abbey, Vitija, Bajrami, Vrapi, Rosa, Victor, Vangjeli, Nikaj, Pusi.
U aktivizuan: Beqiri, Mara, Qeleshi, Pecani, Kaso, Muçollari, Liço, Dowouna”, shkruhej në kanalin zyrtar të klubit të Skënderbeut.