Shkumbini ka arritur të fitoi me goleadë, 6-0 ndaj Bulqizës në shtëpi. Sfida e vlefshme për javën e 20 të Kategorisë Superiore është mbyllur me triumfin e skuadrës vendase që janë treguar të pamëshirshëm ndaj Bulqizës.
Shkumbini e mbylli pjesën e parë me rezultatin 3-0, Sulkja shënoi dy herë brenda 20 minutave, ndërsa Mici në të 39 vendosi fraksionin e parë. Në 45 minutat e dytë, Shkumbini shënoi edhe 3 herë të tjera me Lamcen.
Degavelli dhe Bardosa që vulosën kështu goleadën, 6-0. Me këtë fitore, Shkumbini merr vendin e parë me 46 pikë në Grupin A në pritje të ndeshjes së Sopotit që do të luajë nesër ndaj Internacionalit.

Poll