
Borussia Moenchegladbah fitoi 4-1 ndaj Shalkes, në takimin e vlefshëm për Bundesligën. Golat u shënuan nga Neuhaus, Thuram, Wendt dhe Wolf, ndërsa për miqtë realizoi Raman.
Kujtojmë që Gladbah pret në shtëpi vetëm pas pak ditësh Interin, në takimin e vlefshëm për Champions League. Triumfi i sotëm i ekipit gjerman ëshët një mesazh i qartë për të besuarit e Contes që nuk do ta kenë fare të lehtë. Një fitore eventuale e zikaltërve rihap çështjen e kalimit të grupeve.
Interi fitoi sot në kampionat me shifrat 0-3, në shtëpinë e Sassuolos.
Poll