Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Fiton ai që gabon më pak", Egbo kujton triumfin 5-1 ndaj Partizanit : Ishte emocion i veçantë, zgjedh kampionatin para derbit

Shkruar nga NEWSPORT
"Fiton ai që gabon më pak", Egbo kujton triumfin 5-1 ndaj

Tirana dhe Partizani përballen të premten në Air Albania, në orën 18.00, në kuadër të Kategorisë Superiore. Ish trajneri i bardhebluve, Emmanuel Egbo ka dhënë një intervistë për News 24 ku ka folur pikërisht për këtë 90 minutësh, por tani si një tifoz i thjeshtë. I pyetur se si përfundon derbi, ai thotë se nuk e di gjendjen e lojtarëve.

"Pa tifozë nuk ka shumë lezet. Kemi arritur të marrim dy fitore në 3 ndeshje. Kam fituar si trajner, por do e shoh si tifoz. Nuk e di si janë lojtarët nga ana fizike apo psikologjike. Përderisa nuk jam aty, nuk mund të them asgjë. Derbi është derbi. Fiton ai që gabon më pak.Të ngarkosh veten, është shumë. 5-1? Për ne rëndësi kanë tre pikët. Mund ta fitosh edhe në minutat shtesë. Ajo ka qënë ndeshje me emocion. Më mirë është të fitosh derbin dhe kampionatin. Fitimi i kampionatit është më mirë sesa derbi. Ka tre ndeshje tjera, përveç kësaj" - tha Egbo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga