Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Fitoi UEFA Champions League, Liverpool viziton stadiumet e BOTËRORIT

Shkruar nga NEWSPORT
Fitoi UEFA Champions League, Liverpool viziton stadiumet e BOTËRORIT

Liverpool është "mbreti" i ri i Europës. Skuadra e Premier League mposhti rivalët nga Londra, Tottenham Hotspur në finalen e madhe të UEFA Champions League.

Një sukses që përpos prestigjit dhe të ardhura, i jep të drejt   "The Reds" që të garojë edhe për titullin më të rëndësishëm për klube, Botërori i Klubeve. Do të jetë Katari ai që do pres kompeticionin në dy vitet e ardhshme, përkatësisht në vitin 2019 dhe 2020.

Këto turne do të mbahen në dhjetor dhe do i shërbejë FIFA-s për të parë mbarëvajtjen e punës së zhvilluar në Katar, vendi pritës i Botërorit 2022. Këtë vit, për herë të parë pas 4 vitesh, në turne nuk do të marrë pjesë Reali i Madridit, ku ka fituar tre edicionet e fundit në Japoni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Fituesit e Ligës së Kampionëve, Liverpooli do të bashkohet me shtatë klube të tjera që përfaqësojnë konfederatat e tjera. Por ky sistem mund të ndryshojë shumë shpejt, pasi FIFA po mendon që të zgjerojë turneun me 24 skuadra, pavarësisht kundërshtimit të bërë nga UEFA.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga