Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Fitoi Europa League, Sarri: Javën tjetër ulem dhe bisedoj për të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT
Fitoi Europa League, Sarri: Javën tjetër ulem dhe bisedoj për

Fitimi i Europa League ka stepur drejtuesit e Chelsea, që kanë kërkuar rishikimin e kontratës së Maurizio Sarrit. Lajmi është pohuar nga vetë tekniku italian, i cili gjatë konferencës për shtyp ka zbuluar se në ditët e ardhshme do të ketë një takim me drejtuesit e Londinezëve për të caktuar të ardhmen e tij.

"Unë flas me pronarin, drejtorin pas çdo sezoni me çdo klub. Është normale. Ju e dini shumë mirë se unë e dua Premier League, jam me fat që jam në Chelsea. Një nga skuadrat më të mira, në një nga kampionatet më të forta në botë.

"Tani duhet të flas me klubin tim. Sezoni përfundoi një orë më parë. Nesër do të flas me pronarin, drejtorin, nuk e di. Ne duhet të dimë se çfarë mund të bëjë klubi për mua, çfarë mund të bëj unë më mirë për klubin. Klubi duhet të flasë me mua gjithashtu. Kam një kontratë, kështu që për momentin nuk po flasim për asgjë".-tha Sarri.


Një deklaratë që ul me këmbë në tokë Juventusin dhe detyron torinezët që të hedhin sytë nga një tjetër trajner. Pak ditë më parë thuhej se Sarri ka zhvilluar një takim kokë më kokë me drejtorin sportiv të bardhezinjve, Paratici ku natyrisht i është propozuar ulja në pankinën e Juventusit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga