
Mario Gurma firmosi pak ditë më parë me Butrintin në Kategorinë e Dytë grupi B. Veterani I sulmit ka luajtur shumë sezone në ligat e ulëta në Itali, ndërsa mediet pranë Reggianas, një ndër klubet e 38 vjeçari përtej Adriatikut, I kanë kushtuar një shkrim special.
Në të thuhet se ndërkohë që të gjithë prisnin që ai të "varte këpucët në gozhdë" për shkak të moshës, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi ai ka firmosur për skuadrën e vendlindjes. Gjithçka ka ndodhur pasi në krye të skuadrës sarandiote është Milto Gurma, babai i tij.
Medie në fjalë e cilëson Milto Gurmën si "Beckenbauerin e shqiptarëve", teksa ai ka bindur edhe 38 vjeçarin të rikthehet në Sarandë. Me Reggianan në Itali, sulmuesi 38 vjeçar para disa sezonesh zhvilloi 26 paraqitje dhe 6 gola, ndërsa me Fontablandan ia doli të shënonte 15 gola.