Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Firmosi me PARTIZANIN, talenti shkodran flet si "dem": Pjesë e ekipit më të madh në Shqipëri

Shkruar nga NEWSPORT

Klevis Dragaj është lojtari i ri që ka firmosur me skuadrën e Partizanit. Talenti shkodran i është bashkuar skuadrës së Ilir Dajës ku shihet si e ardhmja e fazës ofensive.

Sulmuesi 18-vjeçar ka folur fjalët e para si "dem" i kuq duke u shprehur mjaft i lumtur për këtë aventurë të re të tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dragaj shkruan:

"I lumtur të jem pjesë e ekipit më të madh në Shqipëri, FK Partizani! Dua të falënderoj çdo njeri që pjesë e këtij suksesi duke filluar nga familja ime që janë mbështetja ime më e madhe si dhe të gjithë trajnerët që kanë kontribuar në formimin tim U-11 dhe U-13, Ndue Burgaj dhe Erinton Popaj, U-15 Taip Piraniqi, U-17 Luan Pinari, U-19 Shpend Kumbarçe si dhe Endri Vrapin, Ervin Bulkun dhe Ergi Borshin.

Një falënderim të veçantë edhe për kompaninë e menaxhimit Alerian dhe Ermal Tahiri. Shpresoj që të jap më të mirën për ekipin dhe të arrijmë sa më shumë suksese në sezonet në vijim!"

Postimi i Dragaj
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga