Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Firma me Skënderbeu dhe sfida ndaj Partizanit, Zguro: Nuk do ta kenë të lehtë në Korçë, shpresojmë mos të gabojmë më

Shkruar nga NEWSPORT
Firma me Skënderbeu dhe sfida ndaj Partizanit, Zguro: Nuk do ta kenë

Vangjel Zguro është një nga afrimet e Skënderbeut gjatë kësaj merkato. Mbrojtësi i majtë ka një ekperiencë të madhe në futbollin shqiptar dhe tashmë do të jetë një vlerë e shtuar për formacionin e Julian Ahmataj. Në një prononcim për "RTSH Sport", Zguro ka treguar arsyen se përse zgjodhi të firmoste me korçarët, ndërsa foli edhe për sfidën e radhës ndaj Partizanit.

"Me hapjen e merkatos rashë dakord me presidentin Takaj për pesë muajt e ardhshëm të jem lojtar i Skënderbeut. E pamë edhe në ndeshjen me Kastriotin, ndodhi një gabim që iu ndodh edhe ekipeve të mëdha, por shpresojmë që këto gabime të mos ndodhin më sepse kushtojnë pikë.

Isha në ndeshjen e kësaj fundjave që u luajt me Kastriotin, me thënë të drejtën pashë një ekip me çuna të rinj, por dëshira nuk iu mungonte. Shpresoj që edhe me ardhjen time ekipi të shkoj aty ku duhet".

Sfida ndaj Partizanit- "Ekipi i Partizanit dihet që ka ekip shumë të fortë, profesor Ilir Daja është nga më të mirët në Shqipëri, por ne jemi Skënderbeu. Kështu që për ta nuk do të jetë e lehtë këtu, ne kërkojmë fitore", u shpreh Zguro.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga