
Partizani do të luajë pas pak minutash finalen e Superkupës ndaj Partizanit në "Elbasan Arena". Skuadra e kuqe vjen si kampione në këtë takim dhe kërkon të fitojë trofeun e radhës. Në një prononcim për "RTSH Sport", ka folur dhe drejtori i akademisë, Genc Tomori. Në fjalën e tij Tomori u shpreh se Partizani kërkon të fitojë edhe këtë trofe.
"Cdo trofe është sukses i klubit, detyrim për ne është të fitojmë këtë kupë. Kishim dëshirë të shkonin më shumë ,por nuk shfrytëzuam raste e krijuara. Tani është më e vështirë për ne pasi jemi kampion. Të gjitha skuadrat shqiptare kanë problemet e veta, por kam parë 4-5 skuadra që kanë në përberje lojtarë të mirë siç është edhe Kukësi sot që do të një nga skuadrat pretendete për titullin kampion".