Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Finalja e parë do zhvillohet në Tiranë, UEFA tregon si do funksionojë Conference League

Shkruar nga NEWSPORT
Finalja e parë do zhvillohet në Tiranë, UEFA tregon si do

UEFA ka njoftuar sot edhe programin për Conference League, kompeticionin e ri që do zhvillohet nga sezoni që vjen. Njëjtë si Europa League dhe Champions League, 184 skuadra nga 55 federata dhe 46 klube nga Europa League do luftojnë për fazën e grupeve.

Si fillim ndeshjet do zhvillohen të enjte dhe do jenë me tre raunde kualifikuese. Nëse një skuadër ia del të shkojë në grupe, atëherë ato do përbëhen nga katër skuadra të ndara në tetë grupe. Në fund do jenë 32 skuadra që do luftojnë për trofeun.

Faza e grupeve, përballjet direkte, çerekfinalet dhe gjysmëfinalet do përmbyllen me finalen e madhe që zhvillohet vitin tjetër në "Air Albania", Tiranë. Ky do jetë një kompeticion ku vështirësia do jetë më e vogël, pasi edhe skuadrat që do marrin pjesë në të do jenë jo në nivel të lartë. Edhe klubet shqiptare që janë renditur nga vendi i dytë deri në të katërt do garojnë në këtë ligë.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga