
Kategoria e Dytë e futbollit do të zhvillojë sot shtatë takime për dy grupet (15:00). Në grupi A, Kamza do të presë Internacionalin, me ndeshjen që nuk dihet nëse do të zhvillohet. Kamzalinjtë kanë tërhequr ekipin A nga kampionati për shkak të financave dhe në disa ndeshje janë paraqitur me ekipin U19.
Për grupin B të Kategorisë së Dytë, Maliqi dhe Tomori do të luajnë një "finale", me dy skuadrat që kanë 37 pikë në tabelën e klasifikimit. Këlcyra do të presë Skraparin, ndërsa Delvina udhëton drejt Memaliajt. Gramozi pret në Ersekë Selenicën, ndërsa Naftëtari udhëton drejt Sarandës. Përmeti luan me Tepelenën, ndërsa Albpetroli e ka pushim.
Kategoria e Dytë - 15:00
Grupi A
Kamza - Internacional
Grupi B
Maliqi - Tomori
Këlcyra - Skrapari
Memaliaj - Delvina
Gramozi - Selenica
Përmeti - Tepelena
Butrinti - Naftëtari