
Futbolli në Shqipëri ende nuk e ka mbyllur sezonin, ndërsa sot do të luhet ndeshja finale mes Veleçikut dhe Maliqit që do vendosë skuadrën që do jetë pjesë e Kategorisë së Parë nga sezoni që vjen. Veleçiku u rendit në zonën e ftohtë në të Parën, ndërsa Maliqi vjen si ekipi I dytë më I mirë pas Tomorit kampion në Kategorinë e Dytë grupi B.
Ndeshja do të zhvillohet në orën 17:00 në stadiumin "Nexhip Trungu" në qytetin e Cërrikut. Maliqi mposhti mes polemikash Albpetrolin përpara pak ditësh, ndërsa ndeshja pritet të jetë e luftuar pasi është një finale.
17:00 / Veleçiku - Maliqi
Poll