Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Fiksimi i Ilir Dajës te PARTIZANI, trajneri kryeqytetas kërkon me ngulm "besnikun" e skuadrës

Shkruar nga NEWSPORT
Fiksimi i Ilir Dajës te PARTIZANI, trajneri kryeqytetas kërkon me


Rron Broja padyshim që ka bërë një sezon të mrekullueshëm me skuadrën e Partizanit. Mesfushori i njohur është padyshim një nga lojtarët kryesorë të ndërtimit të manovrës nga trajneri kryeqytetas. Këtë edicion futbollistik ai është aktivizuar në 24 ndeshje, 22 prej të cilave i ka nisur nga minuta e parë.

25-vjeçari ka kontratë me të kuqtë deri në fund të sezonit dhe më pas del lojtar i lirë. Mirëpo trajneri Daja ka kërkuar me këmbëngulje rinovimin për futbollistin shtatlartë, i cili ka një rol kyç në mesin e fushës. Shkatërrimi i aksioneve të kundërshtarit dhe i ndërtimit të manovrës së Partizanit, nis pikërisht nga këmbët e 25-vjeçarit. Pritet me interes të shihet se çfarë do të ndodhë me futbollistin, një nga lojtarët më të preferuar të Ilir Dajës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga