Mohammed Alarefe, një klerik nga Arabia Saudite, i ka bërë thirje trupit drejtues të futbollit, FIFA-s që të ndalojë lojtarët të bëjnë shenjën e kryqit kur festojnë në fushë.
Por siç edhe pritej thirrjet e tij kanë rënë në vesh të shurdhër ndaj ai ka vendosur që çështjen e tij ta ngrejë edhe në internet për të marrë sa më shumë mbështetës, shkruan ‘Oranews.tv’.
“Kam parë video ku atletë, futbollistë që luajnë, gjuajnë dhe kur fitojnë ata bëjnë simbolin e kryqit në zemrat e tyre dhe pyetja ime përse rregullat e FIFA nuk e ndalojnë këtë”, ka shkruar ai në Twitter.
Mohammed ka 17.5 milionë ndjekës në Twitter po nuk ka asnjë mundësi që kjo të ketë ndikim tek FIFA.
Si lojtarët ashtu edhe tifozët kanë reaguar në mënyrë negaztive ndaj kërkesës së tij.
“Edhe lojtarët muslimanë festojnë në mënyrën e vet, FIFA na bashkon,”-ka shkruar një përdorues.