
Kohë të reja, plane të reja. FIFA është duke menduar t'iu vijë në ndihmë klubeve sa i takon transferimit të lojtarëve, ose e njohur ndryshe si merkato e futbollistëve. Organizmi Botëror i Futbollit ka hedhur idenë e një Mega-merktoje, që do të nisë sapo të përfundojë sezoni e deri në ditët e fundit të vitit 2020.
Me futbollin e ndërprerë dhe situatën aspak të favorshme nga Covid-19, FIFA ka hedhur këtë ide për të lehtësuar klubet dhe lojtarët, si dhe për t'i dhënë një mundësi më të mirë ekonomike klubeve, që po shohin të ulin pagat e lojtarëve. Kështu, sipas asaj që raporton Gazzetta dello Sport në Itali, klubeve do iu lihet kohë deri në fundin e 2020 për merkaton, e gjitha kjo në varësi të nisjes së kampionateve pas kësaj ndërprerje të gjatë. Edhe pse është një ide, duket se do të përqafohet dhe mbështetet nga klubet.