Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Festoj nëse shënoj", Olsi TEQJA sfidon ish-skuadrën: Ndaj Tiranës për fitore, më mungon titulli

Shkruar nga NEWSPORT
"Festoj nëse shënoj", Olsi TEQJA sfidon ish-skuadrën:

Java e 23 e Kategorisë Superiore ka rezervuar një sfidë delikate për titull (Kukësi - Tirana). Dy kryesuesit e renditjes do të përplasen në "Air Albania", të premte më 21 shkurt në orën 18:00. Lidhur me këtë duel ka folur Olsi Teqja, që gjatë këtij sezoni mban mbi shpinë barrën e mbrojtjes kuksiane.

Ish-lojtari I Tiranës, për "SuperSport" ka treguar se nuk ka fare doza emocioni, pasi ato janë zbehur. Goli? Lojtari që nuk ka një marrëdhënie të mirë me rrjetën për shkak edhe të pozicionit mbrojtës, ka treguar se nuk premton që mos festojë nëse shënon përpara mijëra sportdashësve që pritet të mbushin stadiumin e ri kombëtar.

"Jemi dy prej skuadrave më në formë të kampionatit dhe është e sigurt që do të jetë një ndeshje shumë e bukur, me ritëm dhe futboll spektakolar, që do t'u pëlqejë edhe tifozëve. Do të fitojë skuadra që do të gabojë më pak dhe ndonëse ne kemi fituar dy përballjet me Tiranën, kjo nuk do të thotë asgjë për takimin e së premtes. Të them të drejtën u bënë tre sezone që jam larguar nga Tirana dhe normalisht që doza emocionale ka rënë disi.

Për më tepër, unë nuk kam një marrëdhënie shumë të mirë me golin dhe nuk mund të jap fjalën që nuk do festoj, nëse shënoj në një stadium si 'Air Albania', para tifozërisë aty. Fillimisht shpresoj të shënoj, pasi vendimin për të festuar apo jo, do ta marr në ato momente. Ecuria është shumë pozitive, pasi humbjen e fundit e kemi kundër Laçit në transfertë, edhe atë me polemika, pra rreth 10 javë pa humbje.

Më vjen mirë që po përligj edhe besimin e klubit, që më ka dhënë një rol të rëndësishëm. Me Obanor jemi përshtatur mirë dhe deri tani jemi mbrojtja më e mirë e kampionatit. Kam fituar 5 trofe në karrierën time dhe i vetmi që më mungon është titulli kampion. Dua ta fitoj patjetër edhe titullin kampion", mbylli komunikimin Teqja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga