
Pas ceremonisë së titullit kampion të organizuar në "Air Albania", ku skuadra e Tiranës ngriti trofeun e 25-të në historinë e klubit, lojtarët së bashku me stafin bardheblu u zhvendosën në periferi për të festuar me tifozët.
Veç presidentit Halili dhe trajnerit Egbo, të pranishëm ishin të gjithë të tjerët duke kënduar dhe kërcyer ashtu siç e do tradita. Ai që ra në sy ishte Elton Cale, që përgjatë gjithë festës s'e hoqi maskën prej frikës së infektimit me Coronavirus.
I veçantë ishte edhe momenti i hyrjes së ekipit në ambientet e lokalit ku u organizua festa, ndërsa në krye ishte drejtori Arbi Laçi me trofeun në dorë. Pavarësisht kritikave të shumta, 31-vjeçari ka padyshim një kontribut të padiskutueshëm në arritjen e këtij objektivi madhor. /Newsport.al/