
Partizani ka zhvilluar seancën e parë stërvitore për supersfidën e së dielës kundër Vllaznisë në "Elbasan Arena". Lojtarët janë vënë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja dhe grupi ishte i plotë.
Sakaq me ekipin sot është stërvitur dhe afrimi i bujshëm, Ferhan Hasani. Ndërkohë për Dajën do të jetë i gatshëm këtë javë edhe Jurgen Bardhi, i cili ishte penalizuar me karton të kuq në ndeshjen kundër Tiranës në derbi.
"Skuadra po vijon përgatitjet për takimin e radhës ndaj Vllaznisë në program të dielën datë 31 janar. Seanca e sotme është zhvilluar si zakonisht në kompleksin sportiv "Fooball Republic" në orën 11:30. Nën drejtimin e trainerit Daja dhe stafit prezent kanë qenë të gjithë lojtarët, përfshi edhe përforcimin e fundit Ferhan Hasani.
Për sfidën ndaj Vllaznisë në dispozicion të trainerit Ilir Daja rikthehet edhe sulmuesi Jurgen Bardhi. Përgatitjet do të vijojnë me seancën e radhës të enjten në orën 11:30", shkruhej në kanalin zyrtar të klubit të Partizanit.