
Sir Alex Ferguson nuk është më pjesë e Manchester United në pankinë, pasi është tërhequr para disa vitesh. Në këto kushte, shumë trajner kanë ardhur për të ngritur ekipin në nivelin që e la skocezi, megjithatë, deri më tani askush nuk ia ka dalë, as Jose Mourinho.
Tashmë portugezi nuk është më pjesë e 20 herë kampionëve të Anglisë dhe vendin e tij e ka zënë Ole Gunnar Solskjaer. Megjithatë, Ferguson nuk i ndahet United. Sikurse raporton "The Sun Football", 76 vjeçari së fundmi ka marrë pjesë në stërvitjen e "djajve", duke ndjekur nga afër skuadrën që e drejtoi për 26 vite me radhë, ku ndër të tjera fitoi 2 Champions League, e ndërsa e dominoi Premier Leaguen, me 13 tituj të fituar.
Poll