
Mbrojtësi i djathtë i djathtë i Partizanit, Arbnor Fejzullahi,i kontaktuar nga newsport.al ka folur në lidhje me çështjen më të fundit në kombëtaren Shqiptare, ku pati disa largime të futbollistëve kuqezi drejt përfaqësueses së Kosovës. 23-vjeçari nga Lugina e Preshevës nuk mban ndonjë qëndrim për zgjedhjen që kanë bërë lojtarët duke u treguar neutral në mendimin e tij.
"Nuk di çfarë të them për zgjedhjen e atyre", ka thënë Fejzullahi.
I pyetur nëse ai do të linte Shqipërinë për ndonjë kombëtare tjetër, Fejzullahi theksoi:
" Nuk e mendoj kurrë dhe nuk do ta lë kurrë", përfundoi mbrojtësi i djathtë i Partizanit.
Poll