
Ditën e sotme janë luajtur ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8 të Kupës së Shqipërisë. Më mbylljen e sfidave janë mësuar edhe skuadrat kualifikuese si dhe çiftet që do të përballen në fazën çerekfinale të Kupës. FSHF-ja me mbylljen e takimeve ka bërë të ditur edhe kalendarin se kur do të zhvillohen ndeshjet e para si dhe ato të kthimit.
Menjëherë pas mbylljes së ndeshjeve të sotme, Sektori i Garave në Federatën e Futbollit ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Në këto ndeshje do përballen:
1. Tirana-Besëlidhja
2. Vllaznia-Teuta
3. Apolonia-Kukësi
4. Bylis-Skënderbeu
Ndeshjet e para do të zhvillohen më datë 18 mars 2020, ndërsa ndeshjet e kthimit më datë 08 prill 2020.