Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Fanatics-at" japin 30 milionë lekë për të mos lejuar Partizanin: Ofrojmë zgjidhjen pa turp

Shkruar nga NEWSPORT
"Fanatics-at" japin 30 milionë lekë për të mos

Tashmë Partizani do t'i luajë ndeshjet si pritës në stadiumin "Selman Stërmasi". Presidenti Gaz Demi u gjeti akordin me presidentin e Tiranës, Refik Halili dhe u vendos që të kuqtë të luanin në kryeqytet. Por, ky fakt nuk mund të kapërdihet lehtë nga tifozët bardheblu. Sonte, përmes një statusi në faqen zyrtare në facebook, mbështetësit e zjarrtë të Tiranës, "Tirona-Fanatics" i kanë bërë një propozim Halilit ku i kërkojnë që vendimi i marrë të mos zbatohet.

"Z. Ish-president

Nga ky moment tifogrupi nepermjet anetaresise se saj, ka siguruar te gjithe shumen monetare te nevojshme qe klubi do te perfitoje nga kontrata de facto me klubin e kuq.

Ne, tifozet e Tirones, po ofrojme zgjidhjen pa turp te situates.

Ngelemi kategorikisht kunder vendimit qesharak te ishpresidentit, presidentit te kuq dhe Kryetarit te Bashkise. Per kete do te bejme te pamunduren, deri ne marrjen e masave ekstreme per te mbrojtur identitetin, dinjitetin dhe moralin e Sport Klub Tirones.

Gati per zgjidhje!", shkruhej në facebook-un e tifozëve të zjarrtë të Tiranës.

Kujtojmë që klubi i Tiranës nga Partizani do të përfitojë rreth 30 milionë lekë për ndeshjet që të kuqtë do të zhvillojnë në stadiumin "Selman Stërmasi".

[gallery columns="1" size="full" ids="77479"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga