Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Zbardhet zhvatja e presidentit të Besëlidhjes, i dërguan SMS në celular sikur të ishin Pjerin Ndreu

Shkruar nga NEWSPORT
Zbardhet zhvatja e presidentit të Besëlidhjes, i dërguan SMS
Ylli Ujkaj - Pjerin Ndreu

Detaje të reja janë zbardhur nga skema e mashtrimit që përdorni tre persona për t’u zhvatur para biznesmenëve në Lezhë.

Në lidhje me ngjarjen u arrestuan Shkëlqim Domi 35 vjeç dhe Saimir Sallaku 37 vjeç, të dy banues në Shijak, ndërsa është shpallur në kërkim Shefik Kurti 63 vjeç, banues në Itali.

Burime për media bëjnë me dije se Domi dhe Sallaku në emër të kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu i kanë marrë një shumë parash biznesmenit Ylli Ujkaj, i cili është dhe president i ekipit të basketbollit “Besëlidhja”.

Më herët policia njoftoi se nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit Shëlqim Domi dhe Saimir Sallaku, në bashkëpunim me shtetasin Shefki Kurtin, më datë 14.07.2024, kanë përfituar 15 000 euro, nga administratori i një operatori ekonomik, duke komunikuar me të në aplikacionin “Signal”, në emër të përfaqësuesve të institucioneve vendore.

Më datë 17.07.2024, ata kanë tentuar të përfitojnë një tjetër shumë të madhe parash, nga ky shtetas, me anë të së njëjtës skemë.  

Në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, vijojnë hetimet për zbardhjen e një rasti të ndodhur një Tiranë, ku këta shtetas kanë tentuar të përfitojnë 20 000 euro, nga një shtetas, me anë të kësaj skeme mashtrimi.      

Njoftimi i plotë:

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një shtetas, se i kishin marrë një shumë parash me anë të mashtrimit nëpërmjet një aplikacioni, kanë nisur hetimet me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e këtij rasti dhe për identifikimin e shtetasve të përfshirë. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Imposter”, u ndaluan shtetasit:  

Shkëlqim Domi 35 vjeç dhe S.S., 37 vjeç, të dy banues në Shijak. 

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi Sh.K., 63 vjeç, banues në Itali.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit Sh. D. dhe S. S., në bashkëpunim me shtetasin Sh. K., më datë 14.07.2024, kanë përfituar 15 000 euro, nga administratori i një operatori ekonomik, duke komunikuar me të në aplikacionin “Signal”, në emër të përfaqësuesve të institucioneve vendore. Më datë 17.07.2024, ata kanë tentuar të përfitojnë një tjetër shumë të madhe parash, nga ky shtetas, me anë të së njëjtës skemë.  

Në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, vijojnë hetimet për zbardhjen e një rasti të ndodhur një Tiranë, ku këta shtetas kanë tentuar të përfitojnë 20 000 euro, nga një shtetas, me anë të kësaj skeme mashtrimi.      

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga