Xhudistja italiane Alice Bellandi ia doli që të fitonte medaljen e artë në xhudo në kategorinë deri në 78 kilogramë në Lojërat Olimpike "Paris 2024". Ky triumf erdhi, pasi Bellandi mposhti në finale Inbar Lanir, një xhudiste izraelite.
Menjëherë pas fitores, xhudistja italiane mori vëmendjen e të gjithëve. Bellandi puthi në buzë të dashurën e saj, një xhudiste braziliane, por që përfaqëson Afrikën e Jugut. Menjëherë pas puthjes që Bellandi i dha Jasmine Martin, filluan dhe kritikat për dyshen e komunitetit LGBTQI+.
Megjithatë, xhudistja italiane ka reaguar në lidhje me këtë situatë. Bellandi thotë se nuk ka asgjë të keqe, pasi kjo nuk është diçka e jashtëzakonshme, por një puthje plot dashuri.
“Çfarë nuk shkon me këtë? Ky është floriri plot dashuri. Më vjen keq që kjo puthje shihet si diçka e jashtëzakonshme, është dashuri. Kë do të puthje pas rezultateve kaq të rëndësishme?”, ishin fjalët e Alice Bellandi.
alice bellandi ganhou medalha de ouro e ainda beijou a namorada na frente da primeira-ministra de extrema direita da itália
— louie ponto (@louieponto) August 1, 2024
pic.twitter.com/l7aCVIdZU7