Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

VIDEO/ Sylvinho i paaftë? Nevil Dede i kthehet Albano Bogdos dhe PLAS debati: Nuk je i këtij profesioni; aktori: Injorant!

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Sylvinho i paaftë? Nevil Dede i kthehet Albano Bogdos dhe PLAS
Nevil Dede - Albano Bogdo/ Fotomontazh

Nëpër studio televizive vazhdon të flitet për Kombëtaren shqiptare dhe paraqitjet e kuqezinjve. Në emisionin “Quo Vadis” në Vizion +, disa nga të ftuarit ishin Nevil Dede dhe Albano Bogdo.

Ky i fundit para disa kohësh u shpreh se trajneri Sylvinho ishte më i paafti që ka drejtuar Kombëtaren shqiptare. Një deklaratë e cila ndezi debatin në studio, ku Dede i kthehet aktorit se nuk është i fushës të kuptojë se çfarë ndodh, teksa Dede si trajner mendon se braziliani ka bërë mirë te kuqezinjtë në këto kualifikuese.

“Për mua Sylvinho ka bërë mirë në këto eliminatore dhe shpresoj të vazhdojë kështu deri në fund”, u shpreh Dede, teksa moderatorja e programit, Pranvera Borakaj i rikujton ish-it të Bylisit deklaratën e bërë nga Albano Bogdo kohë më parë.

“Trajneri më i paaftë që ka patur ndonjëherë Kombëtarja”, shprehet sërish aktori, me Deden që nënvizon se: “I lejohet. Ka të gjithë të drejtën e zotit që mund të thotë çfarë të dojë se nuk i përket këtij profesioni. Ndërsa unë kam këtë profesion, kam një etik tjetër, flas ndryshe, por derisa ka rezultat nuk mund të thuash asgjë”.

Bogdo ndërhyn sërish i nervozuar dhe shprehet: “Se si mund të bësh gol në sekondën e 13-të dhe t’u thuash gjithëve të mbyllen në portë dhe të presim të mos na bëjë Italia gol për 500 minuta?!”, me Deden që vazhdon: “Tërhiqem direkt, vazhdo…”.

“Albano Bogdo: Pse po më trajton sikur më kanë rënë me dërrasë mbas koke dhe nuk di ça flas unë?

Dede: Nuk e thashë në atë kuptim, ke të drejtë.

Albano Bogdo:Mbaje lojën në mes të fushës, injorant që more Lyon nga vendi i dytë dhe e hodhe nga kategoria dhe Flamengon nga vendi i 4-të dhe e katandise. Këtë ka bërë Sylvinho në karrierë. Bën një gol padashje me Italinë në sekondën e 13-të (të zihemi se nuk rrimë dot pa u zënë) dhe mblidhemi në portë dhe shpresojmë që të mos na bëjnë gol. Nuk është me Zot kjo, mbaje lojën në mesfushë, sulmo prap, përpiqu”, ka përfunduar aktori.

@vizionplustv

PLAS në studio/ Albano Bogdo: Silvinjo më i PAAFTI trajner i kombëtares. Nevil Dede: No comment!

♬ original sound - Vizion Plus
Poll

Lexo gjithashtu