Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

VIDEO/ Shqipëria dhe Serbia bashkojnë forcat, Duka jep lajmin e madh: Jemi kandidatë për të organizuar Kampionatin Europian

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Shqipëria dhe Serbia bashkojnë forcat, Duka jep lajmin e madh:
Armand Duka

Shqipëria është kandidate për të organizuar Kampionatin Europian të futbollit për 21-vjeçarët. Diçka të tillë e ka konfirmuar presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Në një deklaratë për “Opinion” të Blendi Fevziut, kreu i FSHF-së ka theksuar se tashmë i është dërguar kërkesa UEFA-s që vendi ynë të organizojë një kompeticion të tillë për grupmoshën U-21.

Madje ndër të tjera Duka zbulon se do të bashkëpunojnë dhe bashkojnë “forcat” me Serbinë për të organizuar së bashku Euro 2017 për U-21.

“Në 2027 ne jemi vend kandidat për organizimin e Kampionatit Europian për 21-vjeçarët. Duke qenë se ne nuk mund të plotësojmë kushtet që të kemi një Kampionat Europian vetëm ne në Shqipëri, pasi duhen 8 stadiume minimalisht. Ne jemi bashkuar me Serbinë për të organizuar së bashku këtë kampionat në Shqipëri dhe në Serbi.

Padyshim që kjo do një angazhim të madh jo vetëm të Federatave të Futbollit, por edhe të qeverive. Duhet të krijojmë disa komunikime, disa lehtësira dhe të bëjmë të mundur diçka të tillë. Filimisht duhet ta fitorjmë këtë të drejtë dhe e dyta ta organizojmë.

Debatet që do të krijohen pas kësaj? Unë mendoj se ky është një lajm i mirë për futbollin shqiptarë dhe atë serb. Në fund të fundit ne nëpërmjet sportit të krijojmë dhe të kemi një jetë më të mirë”, thekson Duka.   

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga