Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

VIDEO që po thyen rrjetin! Ish-presidenti i Federatës goditet me vezë nga xhaxhai i tij

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO që po thyen rrjetin! Ish-presidenti i Federatës goditet me
Kur Rubiales goditet me vezë

Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, i dënuar për sulm seksual ndaj Jenni Hermoso-s pas Kupës së Botës 2023, është sulmuar nga xhaxhai i tij gjatë një promovimi libri në Madrid. Sipas pamjeve filmike, xhaxhai i tij, po ashtu me emrin Luis Rubiales, hodhi tre vezë drejt tij dhe të paktën njëra goditi "objektivin".

Rubiales shpjegoi se në fillim mendoi se xhaxhai mbante një armë dhe reagoi me panik. “Po hidhte vezë, por unë nuk e dija çfarë kishte në duar. Mendova për fëmijët që ishin aty pranë. Sikur ta kisha kapur, do të kishim një situatë krejt tjetër", u shpreh ai gjatë deklaratës.

Rubiales është dënuar me gjobë, me ndalim t’i afrohet Hermoso-s brenda 200 metrave dhe me ndalim komunikimi për një vit, ndërsa FIFA e ka pezulluar për tre vite. Ai, bashkë me tre zyrtarë të tjerë të federatës, Jorge Vilda, Albert Luque dhe Ruben Rivera, u shpallën të pafajshëm për akuzën e detyrimit gjatë gjyqit.

Poll

Lexo gjithashtu