Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

VIDEO/ “Pse qesh? Të qash”, Andi Lila nuk përmbahet në studio, i kthehet keq ish-it të Kombëtares: Po flas seriozisht, hera e fundit që…

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Pse qesh? Të qash”, Andi Lila nuk përmbahet
Foto e marre nga emisioni "Rubrika Sportive"

Andi Lila ishte një nga të ftuarit në “Rubrikën Sportive” në RTSH. Gjatë diskutimeve mbi paraqitjen e Kombëtares U-17 dhe çfarë pritet nga ekipi A pati një përplasje mes ish-futbollistit të Kombëtares dhe ish-lojtarit të Partizanit, Arben Milori.

I pakënaqur me hapësirën e dhënë në studio dhe minutazhit të shumtë që Ervin Bulku fliste, fillimisht Lila iu kthye moderatores, Albana Bejkos, teksa më pas nisën të qeshurat mes Bulkut dhe Milorit. Një situatë që acaroi dhe irritoi edhe më shumë Lilën, i cili iu drejtohet duke iu thënë të mos qeshnin.

Pjesë nga debati:

Prezantuesja Albana Bejko: Cili nga lojtarët momentalë të jep më shumë siguri te Kombëtarja në këto muajt e fundit?

Andi Lila: Përpara se të flas për Kombëtaren, dua të them diçka ty personalisht. Unë kam shumë respekt, por po më duket sikur është bërë një emision për Ervin Bulkun dhe kemi ardhur të dëgjojmë Ervinin. Kjo është një mungesë respekti, unë nuk ta prish emisionin që të iki tani, por unë nuk vij më në këtë emision.

Arben Milori: Tani është në statusin e trajnerit të Kombëtares, normal. Ai tha ka shkuar me ngritje, ti the pse nuk e merr U-17.

Albana Bejko: Jemi në temë ku atij i takon të japë disa përgjigje sepse bëhet fjalë për ekipin kombëtar.

Andi Lila: Po jemi dhe ne këtu në studio.

Arben Milori: Po është më i informuar se ne prandaj.

Andi Lila: E kam seriozisht, nuk po qesh.

Albana Bejko: Bashkë folëm, për çfarëdo pyetje dhe mendimin tënd apo jo? Nuk besoj që mungoi opinioni yt në të gjitha pyetjet që ngritëm këtu.

Andi Lila: Nuk ka asnjë lloj problemi, është hera ime e fundit që vi te ky emision. Më fal po pse qesh?”

Arben Milori: Ça të bëj? Të qaj?

Andi Lila: Të qash pra.

Arben Milori: Po për të qesh pra është.

Andi Lila: Po nuk duhet të qeshësh pra, po flas seriozisht.

Arben Milori: Po fol seriozisht, ke mendimin tënd. Unë kam mendimin tim dhe mënyrën time të shprehurit ndaj mendimit tënd.

Andi Lila: Jo të qeshësh për atë që them unë, nuk duhet të qeshësh për atë që them unë.

Ervin Bulku: Nuk ke pse të mërzitesh.

Albana Bejko: Ishte e panevojshme kjo sepse ke dhënë mendimin tënd sikurse të gjithë këto këtu. Nëse do kishte qenë kaq e njëanshme do ishte edhe Pano dhe Milori ato që do e kishin shprehur.

Andi Lila: Nejse, kjo është… nuk kam asnjë mendim për pyetjen”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga