Protesta e kësaj të premteje në autostradën Thumanë – Kashar degradoi në përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë. Dhunë nga të dyja palët që kulmuan me kapjen në flagrancë të drejtorit të policisë rrugore, Altin Qato i cili goditi me shpullë një protestues në pranga.
Një tjetër ngjarje e tillë u shënua dje mes turmës teksa një oficer policie ka kaluar çdo limit duke abuzuar rëndë me një tjetër protestues. Siç shihet qartë në video, oficeri i policisë godet me grusht qytetarin i cili është një figurë televizive i njohur si ‘Kosta i Procesit’.
Kosta është pjesë e panelit kryesor në emisionin “Procesi Sportiv”, të moderuar nga Edi Manushi në Top Channel. I pranishëm në panel në këtë emision sportiv, sic duket ai ka qenë dje duke protestuar në autostradën Thumanë - Kashar për kauzën e izolimit të fshatit të tij.