Vllaznia do të luajë ditën e sotme në një transfertë delikate si ajo e Rrogozhinës përballë Egnatias. Supersfida e vlefshme për javën e 13-të të Superiores, nis sot në orën 14:00.
Duket se për shkodranët në shkallët e stadiumit do të ketë tifozë të veçantë. Luiz Ejlli dhe Klodian Duro së bashku në një makinë janë nisur drejt stadiumin “Arena Egnatia” për të ndjekur nga afër këtë ndeshje interesante.
Në sfond është dhe kënga “Oj Vllazni Vllaznia jonë”, me Ejllin dhe Duron që njihen si tifozë të “thekur” të kuqebluve. Pritet të shihet nëse kjo dyshe do të jenë ogur i mirë për Vllazninë.
Poll