
Vincent Kompany është zyrtarisht trajneri i ri i Bayern Munchen. Klubi gjermani prezantoi belgun duke i dhënë fund një serie të gjatë kërkimi për zëvëndësuesin e Thomas Tuchel. Kompany la Burnley në Premier League për të bërë hapin e madh në karrierën e tij si trajner duke u emëruar në krye të bavarezëve.
Shumë janë skeptikë për shkak të eksperiencës së vogël, të tjerë optimistë për figurën e tij të respektuar. Bayern Munchen ka tifozë të shumtë edhe në Shqipëri, kryesisht në Shkodër ku futbolli gjerman ndiqet me fanatizëm.
Pikërisht nga skuadra e Vllaznisë i vjen një urim trajnerit të ri belg. Është përgatitësi atletik, Aurel Locaj që i uron suksese Kompany duke ndarë një foto ku të dy së bashku përballeshin në kualifikueset europiane gjatë kohës që Locaj ishte te Laçi dhe Kompany te Anderlecht.
“I uroj shumë suksese këtij shokut tim për aventurën e re te Bayern Munchen”, shkruan Locaj.
