Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Sevillas, Dani Alves e ka kthyer jetën e tij në një faqe tjetër. Ai u largua nga bota e futbollit pasi emri i tij u përfshi në një skandal seksual në vitin 2023. Një denoncim i bërë për përdhunim, e la në qeli për 4 vite e gjysmë në burg.
Pasi Gjykata e Lartë e Spanjës më 28 mars 2025, e shpalli atë pafajshëm, ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Sevillas i është dorëzuar besimit fetar. Ai është shfaqur si predikues ungjillor në një kishë në Girona.
Në fotot të cilat ka postuar së fundmi, ai ka shkruar se i beson plotësisht Zotit dhe i është përkushtuar vetëm besimit fetar.
“Atë që Zoti premton, Zoti e përmbush. I thashë: Zot, unë bëj një marrëveshje me ty. Unë do të të shërbej, por ti kujdesu për shtëpinë time. Ti prek zemrat”, ka shkruar në një ndër postimet Alves.
Rikujtojmë se në kohën kur Daniel Alves ishte pjesë e futbollit gjatë karrierës së tij ai ka fituar, 3 Champions League, 6 La Liga, 4 Copa del Rey dhe 3 Supercopa de Espana.
