Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Tragjedi në familjen e futbollistit italian, humb foshnjën 5 muajshe

Shkruar nga NEWSPORT
Tragjedi në familjen e futbollistit italian, humb foshnjën 5 muajshe
Armando Izzo dhe e fejuara e tij, Raffaella Fico

Mbrojtësi italian që luan për Monzën në Serinë B, Armando Izzo ka dhënë një lajm të trishtë, në lidhje me familjen e tij. Me anë të një “Story” në rrjetin social në “Instagram”, 33-vjeçari ka ndarë me publikun e gjerë lajmin e hidhur, se ai dhe e fejuara e tij, Raffaello Fico kanë humbur fëmijën 5 muajsh që ndodhej në barkun e saj.

Në postimin e bërë, mbrojtësi është shprehur se po të dy ata po kalojnë një dhimbje shumë të madhe, ndaj kërkojnë mirëkuptim dhe shumë respekt nga të gjithë.Duke cekur kështu që nuk ka nevojë për pikëpytje rreth jetës së tyre.

 “Para se të lindë ndonjë spekulim i rremë, unë dhe partnerja ime, Raffaella Fico, dëshirojmë të njoftojmë se kemi pësuar një humbje të rëndë. Fatkeqësisht, foshnja jonë 5-muajshe na la shumë herët dhe do të mbetet në zemrat tona përgjithmonë. Në këtë moment dhimbjeje të madhe, kërkojmë respekt, heshtje dhe ndjeshmëri, duke shmangur çdo formë spekulimi mbi një humbje kaq delikate. E vetmja forcë që na lejon të ecim përpara në këtë kohë është dashuria jonë. Faleminderit”, ka shkruar Izo në story në Instagram.

Tragjedi në familjen e futbollistit italian, humb foshnjën 5 muajshe
Story i nxjerr nga mbrojtësi i Monzaz, Armando Izzo

 

Poll

Lexo gjithashtu