
Skandal në futbollin anglez. Një nga figurat e njohura të Premier League, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye ligjore akuzohet për abuzim me një vajzë të mitur.
Sipas “The Athletic”, personi në fjalë ka “joshur” një adoleshente në këmbim të parave dhe gjithashtu e ka dhunuar disa herë. Faktet e raportuara datojnë që nga vitet ’90. Akuzuesja, asokohe 15 vjeçe, tha se ishte ftuar në shtëpin e burrit i cili i ofroi para në këmbim të marrëdhënieve sekuale.
Më pas ai dyshohet se e ka detyruar 15-vjeçaren që të plotësonte dëshirat e tij seksuale, duke i dhënë në fund 150 paund. Kjo marrëdhënie ka vazhduar edhe në vitet pasuese, ndërsa vetë vajza ka pohuar se personi në fjalë i ka ofruar mundësi karriere nëse ajo do të përmbushte kërkesat e tij seksuale.
Personi i dyshuar tashmë është marrë në pyetje nga hetuesit dhe pretendon se e ka ndihmuar financiarisht vajzën në shumë raste. Pikërisht nga kjo, i akuzuari thotë se është krijuar një “miqësi” mes tyre, duke mohuar dhunën seksuale.
Ndërkohë prokuroria po punon në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje tronditëse, por duke ruajtur identitetin e të akuzuarit, i cili sipas “The Athletic” është një nga figurat më të njohura të futbollit anglez.