Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Shqiptarët bëjnë krenar Luisin, mblidhet shuma prej mijëra eurosh për djaloshin e Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
Shqiptarët bëjnë krenar Luisin, mblidhet shuma prej mijëra
Luisi

Shqiptarët kanë treguar dhe njëherë se kur bëhen bashkë ia dalin. Për dy ditë ata kanë arritur të mbledhin në kohë rekord 80 mijë euro që duheshin për kurimin e Luis Meçja, 14-vjeçarit i cili mbeti i plagosur mesditën e 18 nëntorit jashtë ambienteve të shkollës Fan Noli'.

Në kohë rekord përmes llogarisë së hapur në GoFoundme janë mbledhur mbi 80 mijë Euro, për kurimin e Luisit të vogël i cili ka në trupin e tij 4 plagë të shkaktuara me thikë.

Shqiptarët kanë kontribuar me aq saq kanë pasur mundësi, duke arritur kështu paratë që nevojiteshin për kurimin e Luisit.

Aktualisht vogëlushi Luis ndodhet në spitalin e Traumës. Ai mbeti i plagosur mesditën e së hënës, ku Mario Përlleshaj qëlloi me thikë atë dhe mikun e tij, Martin Canin i cili fatkeqësisht humbi jetën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga