Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Sali Berisha nxjerr audion TRONDITËSE nga mbledhja te “Fan Noli”: Klasa ishte në dijeni për thikën, autori kishte paralajmëruar ngjarjen

Shkruar nga NEWSPORT
Sali Berisha nxjerr audion TRONDITËSE nga mbledhja te “Fan
Ilustrim / Martin Cani - Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një audio-regjistrim në rrjetet sociale, të cilin ai e ka marrë nga një qytetar. Regjistrimi, i pretenduar të jetë bërë gjatë një mbledhjeje mes prindërve dhe mësuesve në shkollën “Fan Noli”, zbardh detaje tronditëse pas ngjarjes së rëndë ku 14-vjeçari Martin Cani humbi jetën, i goditur me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj.

Nga diskutimet e prindërve me mësuesit, rezulton se klasa ka qenë e informuar për thikën që posedonte autori. Një prind pohon se Mario e kishte treguar thikën në klasë dhe kishte thënë: “Prisni se çfarë do të ndodhë sot.”

Sipas qytetarit që ka dërguar regjistrimin, mësuesja ishte në dijeni të konfliktit mes dy adoleshentëve, por gjithsesi i kishte dhënë leje Marios të largohej nga mësimi pas orës së pestë. Pretendohet se ky veprim i dha mundësinë autorit të përballej me Martinin jashtë shkollës.

Në bisedën e regjistruar, një prind i shqetësuar kërkon llogari nga mësuesit dhe drejtuesit e shkollës për këtë neglizhencë. Po ashtu, ai akuzon stafin e shkollës se u kanë sugjeruar fëmijëve të mos flasin me gazetarët apo të japin intervista për ngjarjen.

Berisha e ka shoqëruar publikimin me akuza të forta ndaj drejtuesve të shkollës dhe institucioneve, duke theksuar se konfliktin mes dy të rinjve e dinin jo vetëm mësuesit dhe nxënësit, por edhe psikologu, drejtuesja dhe oficeri i sigurisë. 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga