Ben Blushi ka marrë vëmendjen ditët e fundit, teksa solli romanin e tij “Jam Mysliman”. Një libër i cili është mjaft provokues, ndërsa në “Panairin e Librit” ishte një ndër më të shiturit.
Për shkak të emrit, dhe frikës se si audienca mund të reagojë, disa shtëpi botuese refuzuan të botojnë librin e ri “Jam Mysliman”. Por pavarësisht kësaj “Jam Mysliman” erdhi te lexuesit dhe bëri shumë zhurmë.
Madje ka “ndezur” një debat , ku ka prekur edhe botën e sportit. Reagimet janë të shumta dhe një prej tyre ka ardhur edhe nga trajneri i Pogradecit. Bëhet fjalë për Bekim Kulin, i cili shpërthen ndaj shkrimtarit, teksa shkruan se vodhi lekët tona dhe se ka dalë kundër 80% të shqiptarëve.
“Ben Blushi, ordineri në masë. Vodhi lekët e shqiptarëve dhe tani bën libër kundër 80% të Myslimanëve të Shqipërisë…”, ka shkruar zëvendëstrajneri i Pogradecit.
