Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Paraqitja në SPAK, Shkëmbi zbulon situatën: Shkova vetë, s’më thirrën ata! Nuk kam lidhje me ndërtimet, kërkova makinën e bllokuar

Shkruar nga NEWSPORT
Paraqitja në SPAK, Shkëmbi zbulon situatën: Shkova vetë,
Fotomontazh/ Bledi Shkëmbi

Bledi Shkëmbi ka sqaruar arsyet e paraqitjes së tij pranë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Trajneri i njohur i futbollit bën me dije se prania e tij në këtë institucion lidhet me një çështje administrative dhe jo me hetime penale.

Shkëmbi ka deklaruar se është paraqitur me iniciativë personale në SPAK për të kërkuar lirimin e një automjeti në pronësi të kompanisë “Top Seven Agency”, ku ai ushtron funksionin e administratorit. Automjeti në fjalë ishte dhënë me qira dhe më pas është vënë nën sekuestro nga SPAK.

Ai thekson se aktiviteti i tij kufizohet vetëm në administrimin e subjektit që operon në fushën e dhënies së automjeteve me qira, ndërsa nuk ka asnjë lidhje me kompani të tjera apo me veprimtari ndërtimore, ku aksionere është pronarja Erinda Lutaj.

“Unë shkova vetë sot në SPAK. Nuk më thirrën ata. Shkova atje sepse jam administrator i kompanisë “Top Seven Agency” të makinave me qera. Ata na kanë bllokuar një makinë që kemi pas dhënë me qera dhe unë bëra kërkesë për ta rimarrë”, tha shkurtimisht Bledi Shkëmbi.

Poll

Lexo gjithashtu