
Kapiteni i Gjermanisë, Joshua Kimmich tha se futbollistët ku përfshihet dhe ai nuk duhet të bëjnë si ekspert politike, por duhet të mbrojnë vlerat e shoqërisë. Kjo deklaratë ka ardhur 1 muaji para votimit për vendin organizator të Kupës së Botës 2034.
Arabia Saudite është potenciali kryesor, mirëpo shumë nuk e duan këtë zgjidhje pasi kujtojnë mohimin e të drejtave të njëriut në Katar, në botërorin e kaluar. Lojtari i Bayern Munchen mes këtyre shqetësimeve të ngritura ka folur pro mendimit se lojtarët e kanë një kufij për të shprehurin në publik.
“Nuk është detyra jonë të shprehemi politikisht. Nuk na takon neve. Në Katar nëse ju kujtohet nuk paraqitëm një figurë të mirë si ekip. Ishte një botëror i jashtëzakonshëm sa i takon organizimit. Ekspertët janë ata që duhet të merren me këto çështje e jo ne. Fokusi në garë është detyra jonë. Matemi me anë të rezultateve të lojës e jo për çfarë themi.”, u shpreh Kimmich.
Kandidati i vetëm është shteti i kurorës saudite e kësisoj pavarësisht pro a kundër kësaj zgjedhjeje, organizimi duket i destinuar për në gadishullin arabik përsëri pas Katarit.