Elbasani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Tiranën në “Elbasan Arena”. Verdheblutë pavarësisht se kanë marrë vetëm 1 pikë në 2 ndeshjet e fundit në kampionat, sërish e mbyllin pjesën e parë të sezonit si forcë e dytë e Superiores.
Skuadra e drejtuar nga Ivan Gvozdenovic pas 18 ndeshjesh ka grumbulluar 33 pikë, 4 më pak se Egnatia kryesuese. Por në përgjithësi ky vit konsiderohet mjaft pozitiv për Elbasanin sipas Sara Mila.
Debutetja e PS ka ndjekur nga shkallët e stadiumit përballjen me Tiranën, ndërsa nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shprehet shumë krenare për skuadrën dhe ekipi po ecën i sigurtë drejt titullit kampion.
“Një nga krenaritë e 2025 për Elbasanin është pikërisht skuadra jonë e zemrës ????????⚽️
Nga stadiumi sot, me emocion, besim dhe shumë dashuri për AF Elbasani @afelbasani që po shkëlqen si kurrë më parë.
Kur qyteti dhe skuadra ecin bashkë, ëndrrat duken më afër.
Forca Elbasani, rrugës drejt titullit”, ka shkruar Sara Mila.
