Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

“Një gazetar i përkushtuar dhe njeri i jashtëzakonshëm”, Armand Duka fjalë të ndjera për Saimir Demin: Do të të kujtojmë gjithmnonë me respekt e dashuri

Shkruar nga NEWSPORT
“Një gazetar i përkushtuar dhe njeri i
Saimir Demi - Armand Duka/ Fotomontazh

Armand Duka ka reaguar për ndarjen nga jeta të Saimir Demit. Kreu i FSHF-së shprehet mjaft i tronditur nga lajmi i vdekjes së Demit në moshën 57-vjeçari.

Presidenti i Federatës i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmve të gazetarit, për ndarjen e parakohshme nga jeta. Ndër të tjera shkruan se ishte një gazetr i përkushtuar dhe një njeri i jashtëzakonshëm, ku të gjitë njerëzit e futbollit do ta kujtojnë gjithmonë me respekt dhe dashuri.

 “Me dhimbje të thellë mora lajmin tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të Saimir Demit, një gazetar i përkushtuar dhe një njeri i jashtëzakonshëm. Me të kemi ndarë biseda, analiza dhe opinione për sportin, veçanërisht për futbollin, një pasion që e udhëhoqi gjithë jetën e tij profesionale.

Një njeri i dashur dhe një profesionist i palodhur, Saimiri do t’i mungojë jo vetëm familjes së tij, por edhe komunitetit të gazetarëve dhe sportdashësve, ku kontribuoi me përkushtim për tre dekada.

Në emrin tim personal dhe në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëshortes dhe djalit të tij, si dhe të gjithë miqve që i qëndruan pranë.

U prehsh në paqe, Saimir! Do të të kujtojmë gjithmonë me respekt dhe dashuri”, ka shkruar kreu i FSHF-së.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga