
Arda Turan
Arda Turan ka thënë një të vërtetë të papritur. I ftuar në një emision turk, ish-sulmuesi i njohur ka treguar lidhjet e tij me Shqipërinë dhe shqiptarët. Turan ka treguar se nëna e tij është nga Prishtina.
“Është e njohur si lagjia e boshnjakëve, është një zonë ku ka shumë emigrantë. Familja ime gjithashtu është e përbërë nga emigrantë. Nënën e kam shqiptare nga Prishtina, ndërsa babai është emigrant nga Jugosllavia”, është shprehur ndër të tjera Turan.
Tanimë 37 vjeçari është në rolin e trajnerit, teksa drejton ekipin turk të Eyuspor. Kujtojmë se Turan ka një karrierë të pasur si futbollist pasi ka luajtur me ekipe si Barcelona, Atletico Madrid, Galatasaray, Basaksehir dhe Maniaspor.
Poll