Për të dytin vit radhazi, në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë”, që u mbajt ditën e hënë, ku një hapësirë e veçantë i kushtohet Kombëtares shqiptare, kapiteni Berat Gjimshiti u nderua me çmimin prestigjioz “Lojtari i Vitit i Kombëtares”.
Berat Gjimshiti udhëhoqi Kombëtaren shqiptare drejt një tjetër arritjeje historike, duke siguruar kualifikimin në fazën play-off të Kupës së Botës, ku Shqipëria, për herë të parë në histori, në mars të vitit 2026 do të tentojë të sigurojë një vend në Botëror. Ishin vetë futbollistët e Kombëtares që zgjodhën kapitenin për këtë çmim të rëndësishëm.
Ndërkohë plot krenari shprehet bashkëshortja e Gjimshitit. Alisa Jalize Djimsiti ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku padiksutim nuk e fsheh lumturinë, ndërsa tregon se me fjalë nuk flet shumë, por veprat e mbrojtësit tregojnë shumë.
“Futbollisti i Vitit ❤️
Për botën, ti je Futbollisti i Vitit, por për ne, ti je shumë më tepër: Babai i Vitit, Burri i Vitit, Djali i Vitit…
Jam shumë krenare që ke marrë këtë çmim. Jo vetëm për shkak të arritjeve të tua të jashtëzakonshme profesionale, por sidomos sepse unë, më shumë se kushdo, e di se çfarë personi i jashtëzakonshëm je. Krenar, i dashur, plot dinjitet, që jeton jetën me kujdes dhe që gjithmonë sigurohesh t'i ndihmosh të tjerët. Mund të mos flasësh shumë, por veprimet e tua flasin shumë”, ka shkruar bashkëshortja e Gjimshitit, e cila siç dihet është me origjinë nga Serbia.
