Mungesa e tifozëve në stadiumet shqiptar është një fenomen gjithnjë e në regres në vitet e fundit. Numri i ndjekësve në tribuna sa vjen e pakësohet dhe kjo vihet re qartësisht në derbin Tirana – Partizani.
Dy skuadrat me më shumë tifozë në trojet shqiptare sa herë janë përballur me njëra-tjetrën, numri i tifozëve ka qenë gjithnjë në rënie. Që kur u hap për herë të parë ‘Air Albania’, u regjistruan dy rekorde historike me 19 mijë dhe 21 mijë tifozë në stadium në dy derbit e parë.
Në derbin e fundit u regjistruan rreth 11 mijë tifozë në shkallët e tribunave, numri më i ulët që nga hapja e impiantit modern, por duke përjashtuar periudhën e COVID-19 sigurisht.
Lidhur me këtë temë, ka folur edhe zyrtari i Egnatias, Xhevdet Zekaj. Gazetari i njohur e logjikon shumë thjeshtë këtë mungesë tifozësh në stadiumet shqiptare duke e argumentuar me mungesën e popullsisë.
“Pse sa e dini numrin e popullsisë? Ju bëni krahasime me Manchesterin, pse është problem të shkojnë 60 mijë njerëz në stadium me një popullsi prej 27 milionësh. Çfarë prisni ju të mbushen stadiumet shqiptare javë për javë me 60 mijë njerëz?”- shprehet Zekaj në 'Ora News'.